Hajrullai: Lëvizja Besa parti e pasigurtë, Kasami ka frikë të shkarkojë drejtorët e VMRO-së

VMRO-DPMNE-ja dhe protestat anti-BE janë tema kryesore së fundmi në vendin tonë. Por edhe më kryesore se protestat e VMRO-së kundër Bashkimit Evropian është edhe bashkëpunimi i partive shqiptare me partinë që kundërshton integrimin.

Kësisoj, Lëvizja Besa është partia shqiptare që i ka dhënë disa pozicione partisë së Mickoskit në komunën e Tetovës sepse kjo e fundit e ndihmoi atë në zgjedhjet lokale. Për temën se pse Kasami po ka frikë të shkarkojë drejtorët e VMRO-së dhe pse nuk prish koalicionin me VMRO-në anti-BE dhe anti-shqiptare, foli ish gazetari, Hamit Hajrullai.

Ai tha se Lëvizja Besa si parti është e pasigurtë në vendimet që i merr që nga momenti kur lëshoi Qeverinë dhe sipas tij llogaritë nuk i dolën ashtu siç priste.

Shtoi se Kasami ka frikë të marr hap për shkarkimin duke mos e ditur se si do ti dalin llogaritë pas atij veprimi.

Por veçoi se distancimi nga aktet e VMRO-së do i bënin mirë Lëvizjes Besa dhe Bilall Kasamit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu