Halimi letër të hapur Spasovskit, ja kërkesat e tij

Fuat Halimi i drejtohet me letër të hapur Oliver Spasovskit duke i parashtruar disa kërkesa. Ja cilat janë kërkesat e parashtruara dhe letra e plotë:

“Zoteri Oliver Spasovski ne mediume shum tregoheni se jeni te drejte dhe e doni te drejten,shumë po tregoheni se jeni kunder krimit dhe kriminelëve,dhe se po punoni per gjdo dite qe te ndaloni krimin dhe te ofroni siguri te qytetarët,ju thoni se qytetaret ndihen te sigurtë dhe nxirret nje anketë kinse qytetarët ndihen afro 80% te sigurtë në Republilen e Maqedonisë,nuk është aspak e vërtet se ndoshta per ju vlen kjo si Ministër se keni disa Bodyguard afer vetës dhe se jeni te rethuar nga police sigurie dhe nuk e shikoni gjendjen ne vende tjera por vetëm merrni informata nga ‘ushtarët tuaj Politik’ dhe se ata tregojne gjendjën nepër vendbanimet e tyre.

Haracinasit ndihen te shqetësuar dhe ate tej mase,nuk kemi aspak siguri dhe se policia nuk merr masa se si duhet te jet nje polic zyrtat por per fat te keq edhe policet komandohen nga po te njejtit ushtarë politik qe keni ju Oliver Spasovski kerkojme nga ju si Minister i Puneve te Mbrendshme Sqarim urgjent:

Per qfar arsye larguat nga posti Komandir Isa Rexhepin personi te cilin e dëshironin gjithë banorët e Haraçines dhe te gjithë iu gëzuan faktit se më në fund po vjen një menaxhues shum i mirë dhe i deshiruar per te gjithë i cili per dy jave dite ne punen e tij ndryshoi shumë gjera qe u dalluan menjeher te Opinioni:

1.Qarkullimi i automjeteve menjeher mori nje kahje tjeter duke ulur shpejtësine e duhur neper rruget e haraçines

2.Ne shkollat tona ku fëmijet tane aty marin hapat e para me parë shiteshin nga lloj-lloj dilerësh lenda narkotike ku edhe kemi rastin e fëmiut ne klase te Vll i infektuar nga një lend narkotike e konstatuar nga mjekët se ishte ‘Hashash’

Jeni te informuar për këte rast ju Oliver Spasovski se fëmijet tane po infektohen nga po ata te cilet ju beni foto me ata persona dhe zyrtaret policor perkrahi po te njejtit persona
Ju lutemi si Haraçinas te na jepni pergjigje perse dhe per çfar arsye larguat nga posti Komandir stacionit te Haracines Isa rexhepin i cili eshte personi i duhur per menaxhimin e Stacionit Policor Haracine apo ndoshta deshironi te keni nje person te cilin mund te komandoni me një Telekomande Apo nese keni ndonje arsye tjeter se Isa Rexhepi nuk permbush kushtet?Ai eshte i duhuri zoteri Oliver Spasovski Haraçinasit kerkojnë Isa Rexhepin dhe nuk dëshirojme asi llojë komandirë te cilet keni ushtare Politik me ‘više škollo’ se do të perballeni me gjithe popullin e Haraçinës.

Kerkojme urgjent pergjigje nga ju Oliver Spasovski perndryshe studentet te cilet do te marrin iniciativen do të perballeni edhe me protesta deri ne kerkimin e doreheqjes se Minstrit

Ky Tekst eshte shkruar me konsullten e gjith bashkfshatarêve te Haracines dhe mengjith Vullnetin e plote te tyre
Ju Faleminderit”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu