Hamilton kampion bote, barazon legjendën Schumacher

Lewis Hamilton fiton Çmimin e Madh të Turqisë dhe kurorëzohet kampion i botës në Formula 1 për herë të shtatë në karrierë, duke barazuar rekordin e legjendës Michael Shumacher. Britaniku i Mercedesit, siç ndodh shpesh, mori vëmendjen kryesore me një rikuperim të frikshëm dhe një strategji perfekte. Shkëlqyen edhe dy njëvendëshet Ferrari, pasi një të shtune katastrofë.

Edhe “Kokëkuqja” ndoqi një strategji të mirëmenduar, me Charles Leclerc që mund ta kalonte i dyti vijën e finishit, por kthesën e fundit të pistës e mori më gjerë se ç’duhet, duke rrëshqitur në vendin e katërt, ndërsa një super Sebastian Vettel, falë tetë pozicioneve të rikuperuara, e mbylli garën i treti. Përpara gjermanit të Ferrarit ishte Sergio Perez.

Shumë gabime nga Racing Point, duke pasur parasysh që Lance Stroll, i cili filloi garën i pari, humbi shumë pozicione në pjesën e fundit të garës, madje pa e kuptuar pse. Zhgënjim edhe për Max Verstappen, i cili bëri dy gabime serioze dhe shkatërroi garën e tij, që me një menaxhim tjetër, sigurisht më të studiuar, do të mund t’i kishte dhënë fitoren.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu