Hapet konkurs për pranimin e 70 ushtarëve të rinjë në ARM, paga 25 mijë denarë

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për pranimin e 70 ushtarëve profesionist për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kohëzgjatje të caktuar prej 4 viteve, me mundësi vazhdimi disa herë me radhë, informon InfoShqip.com

Konkuruesit duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të mos kenë mbushur 25 vjet në datën e konkurimit, të kenë shkollim të mesëm të mbaruar. Konkuruesit gjithashtu duhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.

Për gjendjen fizike, vijojnë teste fizike. Paga shënon 25.000 denarë. Për më tepër informata vizitojeni webfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes: http://www.mod.gov.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu