Hapja e Urës së Ibrit, Kurti: I kemi kryer punët tona, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se vlerësimi i qëndrueshmërisë fizike dhe teknike të Urës së Ibrit është bërë, por tani po presin nga QUINT-it dhe KFOR-i.

Sipas Kurtit, Ura e Ibrit duhet të hapet edhe për vetura, pasi edhe vetë marrëveshja në Bruksel e kërkon një gjë të tillë.

“Ne jemi gati, me konsultime dhe koordinim, po i presim QUINT-in dhe KFOR-in, ne i kemi kryer punët tona, kemi bërë përgatitjet sa i përket pastrimit, mjedisit rrotull aty, edhe vlerësimit të qëndrueshmërisë në aspektin fizik dhe teknik, tashmë kanë kaluar bukur kohë që raporti preliminar thotë se ura është e qëndrueshme, besoj ajo urë duhet të hapet edhe për automjete sepse liria e lëvizjes, sundimi i ligjit dhe marrëveshja në Bruksel e kërkojnë një gjë të tillë”, tha Kurti para gazetarëve pas pjesëmarrjes së vënies së gurëthemelit të stacionit të policisë në Leshak të Leposaviqit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu