Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj zhvillimeve politike në vend, duke kërkuar nga partitë që të tregojnë përgjegjësi dhe të mbrojnë rendin kushtetues.
Përmes një reagimi publik, Lladrovci ka theksuar se partitë me taban atdhetar duhet të identifikojnë dhe të kundërshtojnë, siç i quajti ai, “dredhitë politike” që dëmtojnë shtetin dhe institucionet.
“Partitë politike me taban atdhetar domosdo i vërejnë dredhitë politike, prandaj punojnë që ta zvogëlojnë ndikimin e keqbërësve politikë dhe degradimin institucional”, ka deklaruar ai.Ai ka shtuar se partitë kanë obligim të veprojnë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe se çdo shmangie nga ky rol e vë në pikëpyetje vetë ekzistencën e tyre.
“Partitë e kanë obligim të veprojnë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe kundër dredhive që e dëmtojnë shtetin, ndryshe, nuk e arsyetojnë ekzistencën”, është shprehur Lladrovci.Në reagimin e tij, ai ka kritikuar edhe atë që e cilësoi si “komfor politik”, duke e quajtur atë të papranueshëm në kohë kur, sipas tij, rrezikohet shteti.“Komfori si fazë finale e arritjeve të çaushëve të rinj në kohën kur rrezikohet shteti, është mjerim”, ka theksuar ai.“Hapni krah o trima, o dilni zot situatës!”, ka përfunduar ai.










