Haraçinë: Mungesa e rrymës rrezikon bizneset

Prodhon 50 mijë vezë në ditë. Ushqen 12 familje. E biznesi i tij po rrezikohet nga ndërprerjet e shpeshta dhe të gjata të energjisë elektrike.

Tri ditë, Haraçina është pa rrymë, e kjo nuk është hera e parë që për shkak të mungesës së rrymës, Berat Bajrami po pëson humbje të mëdha.

Maksimum mund të mbijetojnë pulat pa rrymë diku 30 minuta. Pas 30 minutave të gjitha mund të jenë të ngordhura.
Ka ndodh para 10 viteve. Para 10 viteve kemi pasur një problem ku kanë qenë të ngordhura gati 15 000 pula, deklaroi për tv KlanM Berat Bajrami, afarist.

Për t`i përgënjeshtuar zërat se askush nuk paguan rrymë në Haraçinë, Berati kishte marrë edhe faturat me vete.

Ja këtu mund të shikoni edhe vet. Vetëm sot që kemi paguar për këtë muaj ka qenë 86 000 denarë rryma për 1 muaj, deklaroi Berat Bajrami, afarist.
E që mos t’ia vendos drynin biznesit të tij, ai është i detyruar që të punojë me gjeneratorë, por edhe kjo është harxhim shtesë.

Diku 500 euro brenda dy ditë edhe sot duhet të shkojmë të marrim naftë dhe do të kalojë brenda 800 euro dëmi prej mungesës së rrymës, deklaroi për tv KlanM Berat Bajrami, afarist.

Përveç se i paguan me rregull faturat e rrymës, Berati paguan tatim edhe për çdo vezë të shitur. Për 50 mijë vezë që i shet në ditë, 15 mijë denarë duhet ti paguajë shtetit. Vetëm për një vit, rreth 90mijë euro kompania e tij i paguan për tatim./KlanMacedonia/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu