Haradinaj: Amerika nuk ka nevojë për zëdhënës në Kosovë

Ka përfunduar takimi në mes krerëve të shtetit dhe Ekipit Negociator. I pari që foli pas këtij takimi, ishte kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili tha se Amerika nuk ka nevojë për zëdhënës.

“Amerika flet vet. As unë, as presidenti nuk jemi zëdhënës të Amerikës. Ata flasin vet, dinë me folë vet”, u shpreh kryeministri.

Këto komente ai i bëri pas takimit të liderëve ku po diskutohet për dialogun dhe taksën 100% ndaj mallrave serbe.

“Kemi një dakordim për platformën e Kosovës në dialog. Tani procedurat tjera janë një konfirmim nga vetë delegacioni shtetëror, në mënyrë që të kalojë në Parlamentit”.

“Platforma është një dokument i qëndrueshëm, i parimeve por edhe i qëndrimeve që ka Kosova në dialog. Buron nga kushtetuta, i obligohet kushtetutës, mbron kushtetutën e vendit dhe unë personalisht i jep përkrahje”.

“Nëse LDK e VV nuk marrin pjesë në delegacion ata mund të japin kontributin e vet, qoftë duke e përkrahur platformën qoftë duke i dhënë komentet e veta”, tha ai.

​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se platforma për dialogun me Serbinë, i obligohet kushtetutshmërisë dhe është një garancë.

“Amerika flet vet, as presidenti, as unë, as askush nuk është zëdhënës i Amerikës, nuk ka nevojë me folë për ta. Ata flasin vet, dinë me folë, i shpjegojnë gjërat”, tha ai kur u pyet për mundësinë e prishjes së raporteve me SHBA-të dhe deklaratat e presidentit dje për këtë temë.

“Përfundimisht kemi një dakordim për platformën e Kosovës në dialog. Mendoj që platforma është një dokument i qëndrueshëm, i parimeve por edhe i qëllimeve që ka Kosova në dialog, buron nga Kushtetuta, mbron Kushtetutën e vendit dhe personalisht i japi përkrahje”, tha Haradinaj.

Haradinaj pas tha se nuk kanë biseduar për taksën. Sipas tij, ajo qe ishte sot më rëndësi ishte platforma.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu