Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj, tha se nuk do të bashkëpunonte me askënd për të i mundësuar shefit të qeverisë aktuale Albin Kurtit edhe një mandat tjetër.

“Për Kurtin kryeministër nuk bëj koalicion. Me bashkëqeverisë me opozitën për një kryeministër të opozitës në rastin konkret me mua ose me dikë nga opozita, ne nuk jemi kundër të bashkëpunojmë me Vetëvendosjen. Prandaj ia përmenda edhe Listën Serbe, se ka plot raste që në bazë të kushtetutës jemi detyruar të punojmë me të gjithë, nuk duhet thënë që nuk punojmë me Vetëvendosjen, këtu është një dallim, nuk bashkëpunojmë me askënd me Kurtin kryeministër”.

Kreu i AAK-së tha se Kurti nuk do të jetë kryeministër më, ndërsa kur u pyet se a do të mund të ishte president u përgjigj me fjalën “nuk besoj”.

Ai gjithashtu tha se nuk beson që dikush nga opozita ka vullnet që Kurtit t’i zgjasë qoftë edhe një ditë qeverisje.

“Nuk besoj që ka vullnet politik sot te opozita, kurrkush nga ne për t’ia zgjatur Kurtit edhe një ditë qeverisje, nuk shoh askënd nga opozita që do të bëj koalicion me Kurtin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu