Haradinaj: Çitakun s’e ftova unë në takim, erdhi vetë por bënte edhe pa të

Kryeministri thotë se nuk e ftoi Çitakun në takim derisa ishte në SHBA, por ajo kishte shkuar vetë, transmeton Gazeta Metro.

Kryeministri Haradinaj dyshon në misionin e ambasadores kosovare në SHBA, Vlora Citaku, andaj edhe e ka quajtur “ambasadore të Thaçit”.

Haradinaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së tha se e respekton derisa është në atë pozitë dhe për punën që e kryen mirëpo nuk distancohet nga epiteti që ia drejtoi.

Lidhur me takimin, Haradinaj falënderoi Çitakun për mundin e marrë që të udhëtonte deri atje, mirëpo ai nuk e kishte ftuar.

“Unë nuk e ftova, ajo ka ardhur vetë, bënte edhe pa të”, ka thënë Haradinaj.

“Kam shpreh dyshim që qëndrimi jonë nuk është paraqitur si duhet në Washington meqë kur kanë ardhur ata këtu e kam parë se nuk është përcjellë mirë qëndrimi jonë. Të gjithë ata që kanë shkuar pas asaj ideje kanë gabuar”, ka thënë Haradinaj./gazetametro.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu