Haradinaj: Do ta mbrojmë kufirin e Kosovës, qoftë nevoja edhe me jetë

I nominuari për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD Ramush Haradinaj, në tubimin elektoral u zotua para qindra të pranishëmve se do ta mbroj kufirin e Kosovës.Haradinaj, theksoi se është i gatshëm që një veprim të tillë ta bëjë edhe me jetë.

“Do udhëheqës kanë folur e kanë përmendur pragun e shtëpisë, ne e kemi mbrojtur pragun e shtëpisë dhe jemi krenarë. Kur ne ishim duke e mbrojtur pragun e shtëpisë tonë atëherë, ndërhyri edhe Amerika e na ndihmoi. Ju jemi mirënjohës përherë. Kush është pragu i shtëpisë tonë sot? Është kufiri të cilin e kemi mbrojtur, Kosova nuk ka me u nda as në tavolinë e as pas shpine, do ta mbrojmë Kosovën qoftë edhe me jetë.
Kosova jonë me ushtrinë e vetë, sot është më e sigurt”, deklaroi Haradinaj.

Ai, e përmendi edhe vendimin për taksën 100% duke e konsideruar si vendim të drejt.Pos këtij vendimi, Haradinaj, ka sjellur në rikujtim tek elektorati edhe dhjetëra vendime tjera të marra gjatë qeverisjes së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu