Gjykata e Apelit në Colmar të Francës ka shtyrë sot vendimin për lirimin ose ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi. Haradinaj pas seancës ka thënë se vendimi pritet të merret më 2 mars
“Gjykata sot nuk ka marrë vendim. Vendimi do të jepet me 2 mars. Kërkesa për ekstradim nga ana e Serbisë është abuzim”, theksoi Haradinaj, lider i AAK-së.
Ky i fundit u ndalua nga autoritetet franceze më 4 janar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it.
Avokati mbrojtës i zotit Haradinajt, Arianit Koci, deklaroi se, se kërkesa për ekstradim është e pabazuar dhe do të refuzohet si e tillë. (INA)