Haradinaj i bën thirrje shqiptarëve të Luginës: Regjistrohuni, mos i leni shkret trojet tuaja

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës e që jetojnë në Kosovë dhe kudo tjetër, që të regjistrohen në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi.

Përmes një adresimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se çdo ditë po zbrazen shkollat, shtëpitë dhe vendbanimet e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Prej 1 deri më 31 tetor mbahet regjistrimi i njerëzve dhe i pronave në shtetin e Serbisë. Ju bëj thirrje të gjithëve regjistrohuni! A e dini pse? Çdo ditë e ma shumë po zbrazen shkollat, shtëpitë, vendbanimet. Trojet e juaja po mbesin shkret. Mos lejoni!”, ka apeluar Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu