Haradinaj i përgjigjet “mllefit” të SHBA: Jemi të interesuar të pezullojmë taksën

Kryeministri, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur “mllefit” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nuk ka diçka të kësaj natyre. Kemi hy në disa dimensione të reja në politikë, në Kosovë,” është shprehur Haradinaj kur është pyetur nga arbresh.info nëse do të ketë një pezullim të menjëhershëm të taksës, ashtu siç po e kërkon ShBA.

Sipas tij, këtë vit, shumica e kohës do t’i kushtohet ekonomisë.

“Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, najher kanë me u rregullu. Por, duhet me ju pri edhe marrëdhëniet politike. Pra, pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi për njohje, është zor me i mbajtë të rregullume marrëdhëniet tjera. Jemi të interesun me pezullu taksën. Nëse ka gatishmëri për me u rregullu marrdhëniet politike, që nënkupton njohja e Kosovës,” është shprehur Haradinaj, pas vizitës që i bëri ndërmarrjes “M-Technologie”./arbresh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu