Haradinaj i përgjigjet Ramës: Jemi vëllezër por Kosova do të ndahej

Kryeministri Haradinaj ka komentuar sot minishengenin balkanik, disa orë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ishte ai tradhëtari i Kosovës. Haradinaj u shpreh se deklaratat e tij nuk kanë qenë spak personale, ndërsa marrëveshjen e quajti “biberon mashtruar”.

Ai shtoi më tej se ka qenë i detyruar të mos pranojë për të mirë të Kosovës.

“Unë s’kam e nuk e bëj kurrgjë në baza personale. Jam ndodhur para një rreziku të madh që Kosova të ndahej në emër që gjoja ajo pjesë që mbetej të bashkohej me Shqipërinë. Unë jam detyruar të dal kundër.

Interesi kombëtar territori sovraniteti ynë ka qenë çështja e vendosjes së taksës është nënshtrim nuk mundesh t’i imponosh asgjë Serbisë e pastaj pse me të na njohë ndonjëherë Serbia. Heqja e taksës presionet që janë bërë kur dilnin dhe thoshin që “duhet me u heq taksa minishengeni është veç një formulë”.

“Ne nuk jemi Amerika” më thonë mua por ky minishengeni është bërë me e fut Kosovën në atë klub. Ata nuk e kanë atë lodrën që patën qef me lujt me të. Është një lloj biberoni edhe për Vuciçin edhe për Edi Ramën për Kosovën është mashtruese. Po ta kisha provuar do kishte dalë keq për Kosovën. Ata nuk humbin por edhe nuk fitojnë. Unë e kam thënë disa herë ne jemi vëllezër shqiptarë unë nuk kam vlerësime të cfarëdo natyre për individin ç’ka thotë ai”– u shpreh kryeministri në ikje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu