Haradinaj: Kongresi i Manastirit, shtylla e një fillimi shumë të rëndësishëm në identitetin shqiptar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se 111 vjet më parë në Manastir filluan punimet drejt krijimit të një alfabeti të njehsuar të gjuhës shqipe.

Haradinaj ka thënë se Kongresi i Manastirit, do të ishte shtylla e një fillimi shumë të rëndësishëm në identitetin shqiptar që i bashkoi të gjithë, pa dallim për një qëllim të madh kombëtar.

Postimi i plotë:

“111 vjet më parë në Manastir filluan punimet drejt krijimit të një alfabeti të njehsuar të gjuhës shqipe. Kongresi i Manastirit, mblodhi patriotë e intelektualë anembanë trojeve shqiptare për t’i bërë bashkë rreth një kauze historike. Ky kongres do të ishte shtylla e një fillimi shumë të rëndësishëm në identitetin shqiptar që bashkoi të gjithë, pa dallim, për një qëllim të madh kombëtar.”-përfundon Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu