Haradinaj, Kurtit: Pse po ikën ndaj kauzës që ndërtove ndër vite?

Ish kryeministri dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi tha se kreu i qeverisë Albin Kurti ka zgjedhur rrugën e fshehjes dhe të ikjes.

Haradinaj u shpreh se Kurti është duke u fshehur edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden.

“Nuk besoj se një shqiptar ka arsye të frikësohet nga Biden, duke e ditur rrugën e tij dhe lidhjen me Kosovën. Pse flisni për palët, pse thoni ‘palët në dialog’. Fol për vete, ti je një palë. Fol për vete, shih kë e ke përballë. Kemi probleme serioze nga fshehja dhe ikja”, tha ai.

Ndër të tjera Haradianaj iu drejtua Kurtit duke ngritur pikëpyetjen se nga kush po ikën?

“Nuk e di a po ikë prej VV-së, ndaj kauzës së ndërtuar ndër vjet, nga ata që i ka ngritur në kauza deri në flijim. VV nuk e di a kupton më liderin e vet. Kam bindjen që është ka fshihet edhe nga opozita e sotme të cilën e ka cilësuar si tradhtare, të dëmshme dhe ka pas epitete të tjera për ta. A mos po fshihet edhe prej Serbisë. Mos Serbia ka ndonjë fuqi mbi kryeministrin tonë?”, tha ndër të tjera Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu