Haradinaj letër Çekisë, ja çfarë i shkruan

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, përmes një letre i ka komunikuar homologut të tij çek se nuk do marrë pjesë në Samitit të “V4 dhe ËB6” në Çeki.

Haradinaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, u shpreh se mori vendimin për shkak të zgjedhje të angazhimeve në zgjedhjet e parakohshme.

Postimi i Haradinaj:

“Të nderuar qytetarë, Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe WB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë.

Përmes kësaj letre i kam shprehur falenderimet e sinqerta Kryeminstrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu