Haradinaj: Lugina e Preshevës nuk do të jetë pjesë e pazareve

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se për asnjë çmim nuk e bëjnë pjesë të pazareve Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se përfshirja e temave të tilla [Luginës] në dialogun me Serbinë mund të jetë rrezik në atë çka ka mbërri Kosova deri tani.

“Ne Luginën e duamë me zemër, pa kushte, nuk e shtimë në pazar luginën me asgjë, pra Lugina është Luginë. Por, përzierja e temave të mund të jetë me rrezik në atë çka kemi mbërri deri tash”, tha Haradinaj, përcjell EO.

Këto komente i ka bërë pas homazheve që ka bërë te varret e Nuhi Berisha e Rexhep Malaj, të cilët janë vrarë në përballje me forcat e Serbisë në vitin 1984 në Prishtinë në lagjen “Kodra e Trimave”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu