Haradinaj mburret me të ‘madhe’: Mua më ka shkolluar Amerika

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se SHBA’të kanë shkolluar shumë liderë të venit, duke përfshirë edhe vet atë, transmeton Gazeta Metro.

Këto deklarata, i pari i Qeverisë i ka bërë në një mbrëmje të organizuar nga Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK)

“Besoj që është një investim i duhur dhe do ta jetoj së bashku me ne. SHBA i ka arsimuar shumë liderë, përfshirë edhe mua. Kemi skemën e bursave, dhe do të mbuloj koston e Rit Kosovës. Sot investimi në arsim është më e mira për të ardhmen, ju ftoj të gjithëve për këtë mision. Pra ju ftoj të vazhdoni të mbështetni studentët tanë që kanë talent, e ndoshta ju mungojnë parat, por besoni është investim i duhur”, tha Haradinaj.

Ndryshe, për herë të parë kjo mbrëmje është organizuar në vitin 2017.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu