Haradinaj me një mesazh, para dorëzimit të mandatit si kryeministër

Ramush Haradinaj, i cili është paralajmëruar se gjatë ditës së sotme të dorëzojë mandatin te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një postim, ndoshta të fundit si kryeministër.

Përmes këtij postimi, Haradinaj, ka falënderuar ata që e kanë përkrahur këto ditë, duke thënë se nuk është ndier vetëm asnjëherë.

Gjithashtu, edhe një herë ka potencuar qëndrimin e tij rreth taksës, ndarjes së Kosovës dhe Asociacionit.

“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë! Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, Ramush Haradinaj, të premten ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj në fund të mbledhjes së Qeverisë, ndërsa ka thënë se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu