Haradinaj: Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në 23 vjetorin e nga sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Haradinaj ka thënë se 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi përgjithmonë kursin e globit.

Ai ka thënë se miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush.

“11 Shtatori i vitit 2001, ndryshoi përgjithmonë kursin e globit. Në 23 vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite. Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur. Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu