Haradinaj përsëri premton për vizat: Thotë se edhe një muaj ndodh liberalizimi

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjasat janë reale që Kosova në dhjetor të hyjë në agjendën e Këshillit të Evropës dhe se vendimet veç e veç të shteteve anëtare mund t’i japin epilog pozitivë lëvizjes të lirë drejtë zonës Schengen për qytetarët e Kosovës.

Derisa shteti francez vazhdon të deklaroj se Kosova duhet të jap rezultate të prekshme në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj vazhdon të besoj se liberalizimi i vizave do të ndodhë në dhjetor.

Haradinaj për KosovaPress thotë se gjasat janë reale që Kosova në dhjetor të hyjë në agjendën e Këshillit të Evropës dhe se vendimet veç e veç të shteteve anëtare mund t’i japin epilog pozitivë lëvizjes të lirë drejtë zonës schengen për qytetarët e Kosovës.

Haradinaj pozicionin e Francës karshi liberalizimit të vizave për kosovarët nuk e sheh si kundërshtues, por që shpresat i ka tek shteti gjerman.

Por njohësit e integrimeve evropiane po konsiderojnë se nuk ka gjasa që liberalizimi i vizave të ndodh në dhjetor.

Përgjegjësinë për lënjen e qytetarëve të Kosovës të izoluar njohësja e procesit të integritetit në Grupin për Studime Juridike dhe Politike, Rreze Hoxha ia hedh institucioneve të Kosovës që nuk kanë dëshmuar gaditshmëri për të luftuar krimin e organizuar dhe vendet anëtare të Këshillit të Ministrave që nuk kanë treguar vullnet politik drejt këtij procesi.

Derisa deklarimet e Haradinajt i konsideron të ngutshme, Hoxha tha se duke e vlerësuar situatën aktuale dhe qëndrimin e Francës karshi Kosovës, liberalizimi i vizave jo që nuk do ndodh këtë vit, por do jetë proces i cili do merr disa vite tutje.

Sipas saj, mos krijimi i institucioneve të reja po ndikon dhe në aspektin e vonesave në procesin e liberalizimit të vizave.

Demush Shasha nga Instituti EPIK thotë se në asnjë skenar nuk ka mundësi që të merret vendim pozitiv për heqje të vizave për kosovarët.

Derisa e sheh si pozitive përkrahjen e shtetit gjerman për këtë proces, Shasha thotë se nuk ka gjasa që Franca të ndryshoj qëndrimin e saj derisa nuk ka rezultate në luftim të korrupsionit të lartë.

Gjatë kësaj jave nëpër mediat e Kosovës ka qarkulluar informacione nga burime diplomatike të Francës se pa përmbushjen e kriterit të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit Kosova nuk do marr liberalizimin e vizave.

Kujtojmë që gjatë këtij viti për vizitë në Kosovë pati qëndruar deputeti gjerman, Peter Beyer, nga radhët e partisë CDU-së, të kancelares Angela Merkel, i cili kishte thënë se liberalizimi i vizave mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje.

Ndërsa, data për liberalizimit të vizave ishin dhënë nga të gjitha qeveritë madje qeveria në largim e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj si datë për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës e pati përmendur edhe fundin e vitit 2018 dhe qershorin e këtij viti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu