Haradinaj pranon letër–falenderimi nga presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër-falënderim nga presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se përmes kësaj letre, presidentja e zgjedhur e Bashkimit Europian, riafirmon se Ballkani Perëndimor do të jetë ne fokus të Presidentes, dhe që bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen.

Haradinaj ka shkruar se qëndrimi i Kosovës është i qarë që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, duke shtuar se beson që Bashkimi Europian do të reflektojë për shkaqet e devijimit të dialogut.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu