Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e përshëndeti nënshkrimin e sotëm në Bruksel të Protokollit për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO nga 29 anëtare të Aleancës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Haradinaj në faqen e tij në Fejsbuk e vlerësoi këtë akt si “hap të madh për të gjithë rajonin”.
“E përshëndes nënshkrimin e Protokollit për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO prej 29 anëtareve. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. Një hap i madh për të gjithë rajonin tonë, i cili kontribuon për paqe të përhershme”, shkroi Haradinaj.










