Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në një intervistë për Televizionin Publik ka folur lidhur me vendosjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake, raporton Gazeta Blic.
Haradinaj ka thënë se serbët e Kosovës dhe ata jashtë kufirit të vendit janë lodhur nga politik bërja e Beogradit zyrtar. Për këtë ai ka folur edhe për taksën 100%.Tha se nuk i kanë ndalur produktet serbe porse, ato mallra të cilat duan të futen në Kosovë, duhet paguar këtë taksë.
Shtoi se kjo tarifë nuk është e përjetshme.“Qëllimi është të arrijmë tek njohja reciproke. Taksa nuk është e përjetshme, sepse jam i bindur se edhe Serbia do ta njoh Kosovën.
Nëse i shihni serbët e Kosovës kurrë më të lodhur nuk kanë qenë”, tha Haradinaj.Kurse, lidhur me raportet SHBA- Kosovë sa i përket taksës 100% dhe tonet e Haradinajt me partnerët e Kosovës, deputeti tjetër i kësaj parti,e Muharrem Nitaj tha:
“Nuk është e vërtetë që janë prishur mardhëniet me SHBA=të. Nuk është e vërtetë që edhe Haradinaj flet me të njëjtat tyone sikurse me Serbinë e po ashtu edhe me SHBA-të”, tha ndër të tjera ai.










