Daut Haradinaj ka folur edhe për kontaktet që kryeministri Ramush Haradinaj ka me figura serbe të veriut.
Ai duke kujtuar akuzën që Hashim Thaçi ia kishte bërë Haradinajt të jetë takuar disa herë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka thënë se është vetë Thaçi që ka pasur më së shumti takime me të.
“Edhe nëse është takuar Haradinaj me Radojçiqin, historikisht dihet se çfarë raportesh kemi pasur ne si familje me pushtuesin serb”, ka thënë Haradinaj.
Deputeti i AAK-së ka folur edhe për veriun e Kosovës.
“Duhet ditur se serbët e veriut nuk janë armiq të Kosovës”, ka thënë ai.
“Atje mund të shkojë më lirshëm dhe më sigurt se në disa pjesë tjera të vendit”, ka shtuar ai.
Daut Haradinaj kontrabandën në veri e ka quajtur më të vogël dhe më të rrezikshme se në disa pjesë tjera të Kosovës.
Duke u përgjigjur se a mund të shkojë kryeministri Haradinaj në veri, fillimisht tha se shkon çdo javë, pastaj u tërhoq duke thënë se shkon shpesh në veri.










