Haradinaj ‘u nxjerr bojën’: Rama, Thaçi dhe Vuçiç folën për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë detaje të rendësishme sa i përket marrëveshjes me Serbinë dhe tentativës për të rivendosur kufirin e Kosovës me këtë shtet.

Ai tha sot se ekziston një dyshim i bazuar që Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve.

“Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj”, tha Haradinaj.

Meqenëse kjo ide është tashmë e vdekur sipas kryeministrit Haradinaj, një gjë e tillë vetëm ka humbur kohën e tre liderëve të lartë përmendur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu