Zoran Zaev i Maqedonisë së Veriut dhe Dusko Markovic i Malit të Zi i kanë shkuar homologut të tyre kosovar, Ramush Haradinaj pas ftesës që ai i bëri për të qenë të pranishëm në inagurimin e autostradës “Arbën Xhaferri”.
Ftesë kishte edhe kryeministri Edi Rama, por ajo e ka refuzuar ate për arsye të paqarta duke preferuar që të takojë disa pensionistë në Tiranë në kuadër të platformës “Shqipëria që duam”.
Mungesa e Ramës në krah të Haradinajt ndërkohë nuk mund të mos binte në sytë e medias rajonale, të cilët po raportojnë gjerësisht për klimën e ftohtë mes kreut të qeverisë së Kosovës dhe atij të Shqipërisë, shkruan Albeu.com.
Ky është një tjetër rast se si shqiptarët grinden mes veti për qëllime të ulta politike duke lënë nam në sytë e botës.
Përplasja mes tyre ndodhi gjatë Samitit të Berlinit, ku Haradinaj theksoi se Rama po i bënte presion për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe në sy edhe të Merkelit dhe Macronit dhe në anglisht në mënyrë që ata ta kuptonin.
Më pas Rama akuzoi Haradinajn për shpifje duke shkaktuar edhe një debat publik mes tyre. /albeu










