Harta, Tërmeti me mbi 2500 viktima, pasgoditjet që janë shënuar në të gjithë Turqinë Jugore

Pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 të kësaj të hëne që goditi Turqinë Juglindore, janë regjistruar dhjetëra pasgoditje në orët në vijim që kanë shkaktuar panik te qytetarët. Harta e mëposhtme tregon fuqinë e pasgoditjeve si dhe vendondodhjen e tyre në lidhje me epiqendrat e lëkundjeve.

Siç mund të shihet, një numër i goditjeve kishin një magnitudë afërsisht 6 ballë, që normalisht do të ishte një tërmet i konsiderueshëm më vete.

Lëkundja më e fundit u regjistrua pak minuta më parë në qytetin turk Konya. Sipas të dhënave paraprake, magnituda ishte 5.5 e shkallës Rihter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu