Hasanbegu i çon porosi BDI-së: Mos harxhoni kot për koktejin e Marrëveshjes së Ohrit

Disa banorë të Hasanbegut kanë dërguar një apel deri te Gazeta Lajm, përmes të cilit i drejtohen BDI-së duke kërkuar që mos të harxhojë kot para për koktejin e 13 gushtit kushtuar Marrëveshjes së Ohrit, por ato mjete ti dërgojnë si ndihma për rajonet e goditura nga vërshimet. “Marrëveshja e Ohrit ka rënë viktimë në baltën e Hasanbegut që e sollën vërshimet. Me pas qenë gjallë kjo marrëveshje nuk do të lejohej diskriminimi që edhe në këto momente tragjike i bëhet shqiptarëve të Hasanbegut karshi maqedonasve të Stajkovcit. Mos harxhoni kot mjete për koktejin e Marrëveshjes së Ohrit, po dërgoni ato para për banorët e fshatit tonë sepse me të vërtetë kemi nevojë për ndihma”, kanë shkruar mes tjerash banorët e Hsanbegut në porosinë e tyre dërguar BDI-së përmes Gazetës Lajm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu