Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në Hagë

Dhomat e Specializuara të Hagës, vë vendimin e fundit për rishikimin e paraburgimit të 30 shtatorit 2026, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të ish-presidentit Hashim Thaçit në rastin e tentim-pengimit të drejtësisë.

Gjykatësi konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që, sipas tij, Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra penale të tjera, transmeton Klankosova.tv.

“Gjykatësi mori parasysh gjithashtu edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e Thaçit në çështjen gjyqësore KSC-BC-2020-06 kohët e fundit dhe konstatoi se ato nuk e ndryshonin nevojën për rishikime periodike të paraburgimit të tij në çështjen aktuale, që në parim vlerësohet në bazë të faktorëve në lidhje me këtë çështje”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu