Haxhiu i reagon Limajt: Para se të shpifni për LVV-në, tregoni çfarë pazari keni bërë me Listen Serbe

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj Nisma Socialdemokrate, e cila kërkoi nga LVV që të tregojë se çfarë pazaresh ka bërë me Nenad Rrashiqin.

Haxhiu në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se kreu i NISMA-së duhet të tregojë se çfarë pazaresh ka bërë ai me Listën Serbe, pasi që Lista Serbe nuk është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP), i cili vendosi të përjashtohen nga rezultati i zgjedhjeve votat e ardhura nga Serbia.

Postimi i plotë i Haxhiut:

“Sot kuptova që Lista Serbe nuk është ankuar në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-it.
A thua pse?
Limaj e Sherifi, para se të shpifin kundrejt Lëvizjes, le të na tregojnë pazarin që e kanë bërë me Listën serbe.
Kot e keni. Pazari nuk kalon :)”, ka shkruar Haxhiu.

Reagimi i deputetes së LVV-së vjen, pasi NISMA Socialdemokrate ka akuzuar LVV-në se po bën pazare me me përfaqësuesin e koalicionit serb në Kosovë, ”Sloboda”, Nenad Rashiq.

Kryetari i NISMA Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka thënë se pavarësisht se Vetëvendosje si parti fituese një javë më përpara i kishte konsideruar si të parregullta votat e ardhura nga Serbia, e njëjta ndërron qëndrim.

“Ka parti që ka një qëndrim zyrtar të partisë ku i cilëson të parregullta e kontrabandë pakot e ardhura nga Serbia dhe brenda javës e njëjta parti kërkon nga Gjykata Supreme zyrtarisht me i pranu ato pako si të rregullta”, ka shkruar Limaj në një postim në Facebook.

Limaj shtoi se VV e fton për ndihmë një zyrtar serb i cili poashtu publikisht kishte deklaruar se këto vota falsifikohen.


1 Koment

  1. Po kush është më i djegur së Shqiptarët-Kosova dhe pjesët tjera të banuara me Shqiptar në ,, Fqinjsi”me Serbët dhe kush i njeh më mirë ata kur me dekada jetuam pranë njëri tjetrit në një sistem ligjor. Kujt i duhet minishengeni-askujt përveç ,, PALLAVRËS”së Edit kinse… i hatrur ndaj Evropës që po shihet- Edi i cili sillet si një ,, rrugaq”në takime me personalitete të larta shtetësh . Edi duhet mbase e ka edhe të çartë së politika që bëjnë Serbët ka aq shum prapavij mashtruese. Minishengeni nuk sjell stabilitet në Ballkan përkundrazi destabilizon ballkanin sidomos në këtë formë me plotë armiqsi midis tyre. Shqiperia si dukët është rreshqitur nga përmbatja e saj politike që është pritur shumë si FAKTOR stabilizimi në rajon sidomos kur u bë anëtare e NATOS Serbia kërkon DOMINIM në rajon ajo gjithmon e përfill ,, DIKTIMIN” edhe tash e synon si një shtet që gjendet në ,, KRYQ RRUGE” dhe që të gjithë të tjerët duhet të kalojnë atypari për Evropë e gjetiu. Shqiptarët duhet që të ndertojnë ,, UNITET POLITIK” ndryshe???? prandej forcat progresive duhet të dalin në fushëarenë , të dalin nga strukja e tyre e frikës është koha fundit t i vendosin vetës ,, PËRGJEGJËSI” dhe të luftojnë për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu