Hazard debuton te Real Madridi me fanellën me numër 50, arsyeja është unike

Eden Hazard bëri debutimin e tij te Real Madridi në Huston kundër Bayern Munich duke mbajtur numrin 50 të veshur në fanellën e tij.

Ende pa një numër zyrtar në skuadër, me të preferuarin e tij 7 të zënë nga Mariano Diaz, belgu ka zgjedhur një opsion unik për ndeshjen e tij të parë me Realin.

Hazard ka zgjedhur fanellën me numër 50 në nder të zbritjes në hënë të ‘Apollo 11’ që u arrit 50 vjet më parë, apo më saktë më 20 korrik të vitit 1969.

Të tjerat transferime të reja si Ferland Mendy dhe Luka Jovic debutuan me fanellat me numër 23 dhe respektivisht 18, të mbajtur më parë nga Sergio Reguilon dhe Marcos Llorente.

Zgjedhja e befasishme e Hazard, megjithatë, është e mundur vetëm në ndeshjet miqësore pasi La Liga lejon vetëm përdorimin e numrave 1 deri 25.

Më parë është folur se Hazard do të zgjedh fanellën me numër 23, pasi në të kaluarën e kanë mbajtur shumë legjenda të sportit, si David Beckham dhe Micheal Jordan.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu