Hazard: “Kjo fanellë do të thotë shumë për mua”

Eden Hazard ka dhënë intervistë e parë si lojtar i Los Blancos për Real Madrid TV.

Ai ka folur sërish për realizimin e ëndrrës, që ta veshë fanellën e bardhë.

Hazard thotë se është i lumtur dhe mezi pret startin e sezonit nën urdhëratë e Zinedine Zidane, idhullit të tij.

“Është ndjenjë fantastike. Kjo fanellë do të thotë shumë për mua”, u shpreh fillimisht Hazard.

“Real Madridi është klubi më i mirë në botë, është e vështirë për të përshkruar atë që po ndjej tani”.

“Zbritja në fushë dhe prania e gjithë atyre tifozëve, është thjesht e mrekullueshme”.

“Jam 28-vjeçar dhe më në fund jam aty ku kam dashur gjithmonë të jem. Me të vërtet jam tronditur nga gëzimi. Mezi pres që të nisë gjithçka”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu