Hazard pritet të kthehet nga lëndimi në derbin ndaj Atletico Madridit

Eden Hazard po synon të rikthehet nga dëmtimi në kohë për të luajtur derbin e Madridit ndaj Atleticos në fillim të muajit shkurt. Ish-sulmuesi i Chelseat ka qenë jashtë fushave që prej një dëmtimi të pësuar në kyçin e këmbës gjatë barazimit të Realit me Paris Saint-Germain në nëntor.

Përderisa ylli belg po përpiqet të kthehet sa më shpejt, as ai dhe as klubi nuk duan që ai të pësojë një rikthim të dëmtimit.

Kjo është arsyeja pse, megjithëse ishte caktuar një datë fillestare e kthimit për ndeshjen me Sevillan më 18 janar, ai po synon të kthehet për derbin me Atletico Madridit më 1 shkurt.

Prioriteti kryesor i Realit është që ai të përshtatet 100 për qind në kohën kur ata kthehen të luajnë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Në këtë fazë, Los Blancos do të përballen me kampionët aktual të Ligës Premier, Manchester City.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu