Haziri i LDK-së: Nuk heqim dorë nga kryeparlamentari

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se bisedimet me Vetëvendosjen kanë zgjatur, por jo sa ka zgjatur certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit.

”Pritjet kanë qenë se do të bisedimet do të kryhen shpejt dhe do të kemi marrëveshje me Vetëvendosjen. Sot e tutje kanë mbetur pak ditë deri më 4 shkurtë, pjesa me madhe e marrëveshjes është kryer, por duhet të jetë ndarje të drejt, sipas formulës tonë të LDK-së, të 8 Janarit. Roli jonë duhet të jetë i barazvleshëm dhe se VV duhet ta shoh LDK së, pjesë e marrëveshjes”, tha ai sot për RTK.

Haziri tha se LDK-ja insiston të ketë kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

“Ne kërkojmë zbatim të marrëveshjes politike, ne e shohim kështu. Ne kemi votuar Glauk Konjuvcën, pasi që ne kishim dhënë fjalën, nëse dikush ka dashur të na sprovoj ne kemi dëshmuar atë”, tha ai.

Sipas tij LDK-ja e ka bërë të qartë, ose shkon me VV në qeveri ose shkon në opozitë. “Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu