Hebrenjtë fanatikë bastisin Mesxhid-i Aksanë të shoqëruar nga policia

Raportohet se 275 hebrenjë fanatikë nën shoqërimin e policisë izraelite kanë bastisur Mesxhid-i Aksanë e cila gjendet në Kudsin Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e publikuar nga Zyra e Fondacioneve Islamike të Kudsit është thënë se, “275 hebrenjë fanatikë nën shoqërimin e policisë izraelite kanë bastisur Mesxhid-i Aksanë duke hyrë nga Porta Marok (El-Magribe)”.

Më tej në njoftim është theksuar se hebrenjtë fanatikë të cilët kanë shëtitur në oborret e Harem-i Sherifit nën shoqërimin e policisë, kanë shkelur nderin e Mesxhid-i Aksasë me rite talmudike.

Sipas besimit hebrenj këto ditë kremtohen Pashkët Hebraike (Pesah), ndërsa ishte bërë thirrje për bastisje në Mesxhid-i Aksa të cilën e konsiderojnë si “Kodra e Tempullit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu