Helmime të shpeshta nga ushqimet e shpejta! Mjekët: Në këto temperatura bëni kujdes, thoni jo yndyrave dhe salcave

Ushqimet e shpejta në këto temperatura të larta po shkaktojnë helmime të shpeshta te qytetarët. Sipas mjekut Besnik Mustafai këtë periudhë pacientët më së shumti paraqiten te mjeku me dhimbje barku dhe të vjella.

“Rastet më të shpeshtë që kërkojnë ndihmë janë rastet me gastroenterike apo me helmime të ushqimeve, kryesisht pacientët kanë të vjella apo barkëqitje edhe mundim. Vendi ku kërkojnë ndihmë është tek reparti i ndihmës së shpejtë. Kjo dukuri mund të themi është si pasojë e helmimit nga ushqimet apo konsumimi i ushqimeve të rënda në temperatura të larta. Shpesh kemi edhe pacientë në grupe, që vijnë nga restorante apo ahengjet familjare, ku në tavolina nuk mungojnë as salcat që në temperatura të larta vinë tek helmimet apo intoksikimet ku në disa raste dinë edhe të komplikohen me dehidrime të rënda edhe të kalojnë në kujdes sekondar në spital”, tha Besnik Mustafai – mjek në ndihmën e shpejtë.

Mjekët rekomandojnë që në këto temperaturat të larta ushqimi të jetë sa më i letë dhe të mos përdoren salca të ndryshme.

“Ne si mjek në këto temperatura ta larta apelojmë të bëjnë kujdes me cilësinë edhe sasinë që e konsumojnë. Domethënë ushqimi të jetë sa më i letë, të mos konsumohet ushqim me yndyra, përdorimi i soseve aspak dhe nëse kanë ndonjë mundim apo barkqitje të kërkojnë ndihme në institucionet adekuate”, pohoi Besnik Mustafai – mjek në ndihmën e shpejtë.

Ndryshe për shkak motit të nxehtë edhe Qeveria për dje dhe sot i liroi nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, si dhe fëmijët në kopshte të mos bëjnë aktivitete fizike nga ora 11 deri në 17.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu