Heqja e barrikadave në veri, Kurti: Ata që i vendosën u lodhën dhe po i heqin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për tensionet në Veri të Kosovës dhe për heqjen e barrikadave nga serbët. Kurti tha se po i heqin vet ata të cilët i vendosën ato.

“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, tha ai.

Kjo deklaratë e Kurtit u bë në pritjen e organizuar për gazetarët me rastin e festave të fundvitit.

Ai theksoi se 2022-ta ka qenë vit sfidues. “Viti 2022, ishte vit i krizave të shumëfishta, por në Republikën e Kosovës, njëkohësisht ishte vit i rritjes ekonomike, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë, si dhe imazhit të Kosovës jashtë në botë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu