Heqja e vetos ndaj Maqedonisë dërgon në humbje shumicën parlamentare në Bullgari

Vetëm 10 ditë përpara samitit të Këshillit Evropian të qershorit dhe aktivitetit të intensifikuar diplomatik për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë, Bullgaria ndodhet në një situatë kaotike lidhur me qëndrueshmërinë e qeverisë së vendit.

Bullgaria është e fokusuar në një shumicë të re në vend të zgjedhjeve të reja. Kryeministri Kiril Petkov thotë se nëse vendi hyn në një seri të re zgjedhjesh, kjo do të jetë katastrofike dhe do të thotë humbje e kohës historike.

Tre partitë e koalicionit “Ne vazhdojmë me ndryshimin”, “Partia Socialiste Bullgare” dhe “Bullgaria Demokratike”, kanë aktualisht 109 deputetë nga 121 që nevojiten për një shumicë.

Petkov thotë se negociatat për sigurimin e deputetëve të rinj dhe plotësimin e 4 kabineteve ministrore vakante janë në vazhdim.

Pesë deputetët që u larguan dje nga partia, bëhen të pavarur dhe pas dorëheqjes zyrtare të djeshme të ministres së Jashtme Gençovska, mediat bullgare shkruajnë se do të kërkohet një seancë e mbyllur parlamentare në të cilën Gençovska do të ndajë detaje nga negociatat me Maqedoninë.

Trazirat në skenën politike bullgare vijnë vetëm pak ditë përpara samitit të Këshillit Evropian për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë. Mendimet pro dhe kundër rreth largimit të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, sollën deri tek dorëheqjet masive të deputetëve dhe fuksionarëve politikë.

Ditët në vijim do të jenë vendimtare nëse Maqedonia do të përfitojë nga pasiguria në Bullgari apo do të presë një shans të ri në një samit të ardhshëm të liderëve evropianë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu