Hera e parë me një parashikim nga Edi Rama: Ja kur e mendojmë çlirimin gradual

Për herë të parë, në variantin më entuziast, kryeministri Rama ofroi një parashikim se kurrë mund të nisë rikthimi i jetës normale në vend, por kjo gradualisht.

“Eshtë e domosdoshme të mbrohemi shumë fort e të forcojmë vijën mbrojtëse ndërkohë që prilli do jetë prova e zjarrit, veçanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse e si mund të fillojmë të mendojmë për hapje të ngadaltë e shumë graduale, por në këtë fazë është momenti për të forcuar vijën mbrojtëse e për të jetuar ditën, çdo ditë është ditë e re e luftë duhet bërë sikur të ishte dita e parë, se nuk jemi në një luftë që historia na ka treguar si ndodh”, tha Rama në një intervistë në Top Talk në TCH.

Sipas tij, deri më tani ka tregues krahasimorë që tregojnë se masat e marra kanë qenë gjëja e duhur. “Ne duam të besojmë se duke u nisur nga të dhënat e terrenit të luftës e krahasuar me shumë vende të tjera, mbi bazën e të njëjtave parametra, jemi duke bërë gjënë e duhur dhe mund të them se po ecim në drejtimin e duhur.

Ne kemi pritur që rastet të shtohen, e kemi thënë dhe përsëri për të mos marrë mësysh kemi më pak raste te shtuara se sa ato që kemi parashikuar në skenarin tonë të mirë, që do të thotë se masat po japin efekt dhe nga ana tjetër s’duhet të gëzohemi përpara kohe e as të lëshojmë asnjë cm nga vija mbrojtëse se siç e tregon historia e pandemive, por edhe eksperienca konkrete çdo lëshim i vijës së mbrojtjes mund të pasohet me goditje”, theksoi shefi i qeverisë. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu