Heroina maqedonase e fukarasë shqiptar, rrëfimi për Lefterkër dhe Zenkon e Llozovës (VIDEO)

Zenkoja 61 vjeç po na tregon “kufijtë” e pronës së tij, që ia morën tjerët.

E vetmja që në jetë po i ndihmon është Lefterka 75 vjeçe, fqinja e tij e ve, e cila mund të llogaritet edhe si “engjëlli mbrojtës i tij”.

Zenkoja, siç e njohin të gjithë në Llozovë, quhet Zenel Krasniqi, dhe është i vetmi shqiptar në këtë anë.

Me Lefterkën e ndan kohën më së shumti, dhe edhe kur s’pajtohen, pajtohen.

“Shtëpia më është marr nga i ndjeri Stevo Stank…”

-“Po çfarë shtëpie! Ti s’ke pas shtëpi aty?!”
-…”vendin (tokën) ma morën! Kishte muri me gur atje!”

Familja e tij është me origjinë nga Ostrazubi i Malishevës në Kosovë, dhe gjatë Luftë së Dytë Botërore, u largua nga vendlindja dhe mori rrugën për Turqi.

Por, familja Krasniqi përfundoi në Llozovë.

Zenko, nuk e di asnjë fjalë në shqip. Ai nuk u martua kurrë, dhe tani jeton i vetëm në pronën e përgjysmuar familjare, me 2,000 denarë (33 euro) në muaj.

Heroina e tij Lefterka, është edhe e vetmja që ia hap derën Zenkos, dhe që përkujdeset për te.

“Në kushte shumë të këqija, të them të drejtën, jeton Zenko. Shpesh herë nuk ka as për të ngrënë. Ndërsa, unë i them që të tregoj nëse s’ka për të ngrënë, sepse kur të përgatis gjellë, mund t’ia sjell”, tha Lefterka Stojanova.

Por, përveç ushqimit, Lefterka i sjell edhe dritë shtëpisë së Zenkos.

“Për me shumë se 8 vjet, Zenko shfrytëzon rrymën tonë. Ai nuk ka të holla të na e paguaj, por nganjëherë, na ndihmon me punë të tjera!”

Brenda në shtëpinë ku rri, muret shihen të çara, nga të gjitha anët.

Nuk ka kuzhinë, dhe as banjo, kurse “nevojtoren” e ka në oborr.

Kur flet për të kaluarën, dhe të tashmen, lotët i rrjedhin pandal.

Ndërsa krejt kujtimet, i ka vënë në paketa e kofera”, shtoi Stojanova.

“Opaaa e grisa. Në arabisht është. Nëna ime e lexonte me merak!”, u shpreh Zenkoja.

Mundohet të gjej çkado në shqip, për të treguar prejardhjen, por nuk sheh mirë me sy, dhe kërkon mirëkuptim.

“Unë jam nga Maqedonia, Llozovë, gjyshja ime është nga Kosova ndërsa babai nga Bosnja. Gjatë kohës së luftës nëna ime ka qenë në luftë, edhe babai ime ka qenë aty dhe janë njoftuar. Në këtë fshat skam askënd. Nga Kosova një herë ka ardhur një kushëri i imi por unë nuk kam shkuar kur atje. Por e di që kam në Kosovë kushërinj. Do të doja t’i vizitoj dhe t’i shoh. Do të doja të shkoj atje. Është shumë e vështirë kur nuk ke askënd”, tha Zenel Krasniqi.

Më shumë se Zenkoja, për të është e brengosur Lefterka, meqë fqiu i saj s’ka asnjë të afërm, ndërsa ajo druan se s’do të mund ta ndihmojë më, sepse s’po ka!

“Ne jemi me pension. Djali nuk më punon. Nipat kanë nis shkollën, dhe as unë s’po kam më pare. S’i t’ia del ky? Nuk ka pare, nuk ka me çka ta ushqej veten.”

Këtë dert ka Zenkoja, madje shumë më të madh, sesa pronën që ia përgjysmuan”, tha Lefterka Stojanova.

“Ajo që kërkoj unë nga jeta ime, Nuk mund të më plotësohet! Ta renovoj pak këtë shtëpizë, të stabilizohem! Me shëndet mirë jam, pas operacionit në sy! Po kam shumë dëshirë që të më vije në vizitë dikush i imi i familjes. I vetëm kam mbet! ç’të bëjë?! Vështirë e kam me 2000 denarë në muaj. A të blej bukë, apo rrymë? Ja, prej tyre e marr rrymën me vite të tëra, ata të distribucionit as që duan të më kyçin në rrjet”, tha Zenko.

Në fund na përshëndeti, me shpresën se dikush nga familja e tij në Ostrozub, do ta njeh dhe t’i vije për vizitë në Llozovë.

Përgatiti: Afrim Jonuzi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu