Heshtje në Shkup për propozimin Francez

Nuk konfirmohet dhe as nuk mohohet nga autoritetet përmbajtja e publikuar nga mediat e propozimit francez për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, edhe më tej thotë: fillimisht qëndrimi i vendeve të tjera, pastaj ai i Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj se nuk është në interesin tonë që ne t’i themi pozitat tona tani sa u takon atyre propozimeve, deri sa nuk i dëgjojmë propozimet e vendeve anëtare, sepse ashtu është procesi formalisht. Sapo vendet anëtare t’i shprehin vërejtjet e tyre, 26 vende anëtare, secila duhet të thotë mendimin e saj, nëse unifikohen, nëse edhe Bullgaria e thotë qëndrimin e saj atëherë kuptohet, edhe ne do ta themi qëndrimin tonë duke e dëgjuar absolutisht atë që e thonë qytetarët dhe atë që e publikojnë mediat”, u shpreh Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Propozimi francez është shantazh dhe fiasko e plotë e Kovaçevskit për të cilin duhet të japë menjëherë dorëheqje, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

“Propozimi francez, nga ajo që u transmetua në media, është një fiasko e plotë dhe realizim i të gjitha kërkesave bullgare pa asnjë garanci për Maqedoninë. Kovaçevski, në vend që të heshtë, duhet të dalë menjëherë dhe ta refuzojë propozimin e paraqitur nga media. Pse heshtje dhe a do të thotë heshtja pëlqim i LSDM-së dhe Kovaçevskit me kapitullimin që po i përgatitet Maqedonisë. Propozimi francez është shantazh dhe një fiasko e plotë e Kovaçevskit, për të cilën ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen”, deklaruan nga VMRO-DPMNE.

Presidenca franceze ka dorëzuar deri te vendet anëtare të BE-së propozim për kornizën negociuese të ashtuquajtur propozim francez. Nëse propozimi është i pranueshëm për vendet anëtare, përfshirë edhe Bullgarinë, do të dihet përfundimisht në Samitin e BE-së javën e ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu