Hetimet e PSP-së, dy qytetarë të Maqedonisë posedojnë tre avionë privat

Rade Ivanovski nga Shtipi dhe Ismail Limani janë dy personat e vetëm në Maqedoni që kanë aeroplan privat të regjistruar në emrin e tyre personal, raporton SHENJA.

Ivanovski posedon dy aeroplanë të vegjël “CEESNA”-172N, dhe “MORANE SAULNIER”-MS-894-A.

Ndërsa, Limani në pronësi ka aeroplanin e vogël të modelit “CESSNA”-F172M i cili është regjistruar në vitin 1996. Në mesin e pronarëve privat të aeroplanëve, nuk figuron emri i deputetit të VMRO DPMNE-së Antionio Milloshovski, për të cilin Prokuroria Speciale dyshon se ka blerë aeroplan teksa ka ushtruar funksionin e deputetit.

Në total ka 37 aeroplanë të regjistruar civil në pronësi të aeroklubeve të ndryshme nëpër Maqedoni. Evicendcat janë përditësuar para afro një muaji.

Dje, Prokuroria Speciale njoftoi se po kontrollon për pronësinë e funksionarëve dhe ndërmarrjeve, pasi deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Milloshoski, publikoi në profilin e tij në “Facebook” kërkesën zyrtare të PSP-së dërguar Agjencisë për Aviacion Civil, me të cilën kërkon informata nëse Milloshovski posedon ose ndonjëherë ka poseduar ndonjë aeroplan. Gjithë kjo me ironizim se gjoja nuk ekzistojnë firma ose avionë siç prentedon Specialja. Por, Institucioni Prokurori Speciale ka dërguar kërkesë edhe deri tek Regjistri Qendror për të kontrolluar se çfarë firma ka Milloshovski.

Sot Specialja për televizionin Shenja tha se nuk do të komentojnë asgjë lidhur me këtë rast pasi që bëhet fjalë për procedurë parahetimore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu