Hetohen masakrat greke ndaj popullit çam. Grekët u’a piqnin kokat fëmijëve në zjarr

Pas shekujsh e dekadash dhune sistematike e pabarazie, deri në gjenocid, dëbim masiv dhe zhdukje të shqiptarëve nga shteti i dominuar nga grekët, më në fund Europa dhe bota, ka nisur ti hetojë krimet më makabre që ka përjetuar bota, ato ndaj çamëve dhe arvanistavse.

Shqiptarët, forca kryesore në krijimin e shtetit grek, jo vetëm që u tradhtuan para afro dy shekujsh, por më pas përjetuan tmerret e papara, ndërsa shtypja vazhdon edhe sot, edhe pse Greqia është anëtare e BE-së prej dekadash, dhe prej gati një shekulli në NATO.

Ora për drejtësinë pas gjamës më të madhe që ka ndodhur në Europë po afron, ku emri i shqiptarit ishte i ndaluar me forcën e terrorit.

Më datë 27 Qershor të këtij viti Asambleja e UNPO-s që u mbajt në Edinburg të Skocisë miratoi një Rezolutë për Çamërinë, përmes së cilës krahas kushteve politike e humane për kthim të çamëve në trevat e tyre nē Çamëri, në pikën 6 të saj theksohet edhe e drejta e çamëve, arvanitasve dhe arbëreshëve për organizim politik dhe të drejtën e krijimit të shtetit të pavarur çam.

Kjo Rezolutë u miratua me unanimitet nga 110 shtetet anëtare dhe hapi rrugën edhe për tre Rezoluta tjera me përmbajtje të avancuar politike dhe shtetformuese, për në BE, OKB dhe Senatin Amerikan.

Nga Asambleja e UNPO-s në Edinburg, po ashtu një ekip komisionerësh fakt-mbledhës po qëndron në trevat e populluara me komunitet çam, për të mbështetur argumentet politike se çështja çame është e “gjallë”, rëndon në ndërgjegjen e qytetërimit Europian dhe kërkon zgjidhje të qëndrueshme.

Mbi 3.5 miionë arvanitas, dhe rreth 500 mijë çamë, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, do të dëshmojnë për krimet greke, të cilat ata vetë i kanë përjetuar gjatë dhe në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Komisioni special i ngritur enkas, tashmë ka filuar të mbledhë faktet këto ditë, duke intervistuar familje çame në Shqipëri, dhe tashmë edhe në Greqi.

Krime të krahasueshme vetëm me ato të ISIS-it

Pas asamblesë së mbajtur në parlamentin e Skocisë në Edinburg, ku u miratua Rezoluta e sponzorizuar nga Qeveria e Çamërisë dhe UNPO, me unanimitet e që kërkonte ( 6 pikat e rezolutës), pos tjerash edhe një komision faktmbledhës, që nga data 01 korrik po qëndron nëpër trevat e banuara me popull çam dhe arvanitas në Shqipëri dhe Greqi, duke intervistuar të mbijetuarit e spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit deri dhe me gjenocid, për të siguruar nga dora e parë dëshmitë e krimeve gjenocidale greke nda popullsisë çame në vitet 1943-5 dhe konfiskimit të pronave deri me 1953-56.

Pas dy ditësh qëndrimi në Shqipëri delegacioni sot po qëndron në Çamëri brenda territorit zyrtar të Greqisë. Atje po vizitojnë shumë vendbanime çame dhe po përpiqen të gjejnë gjurmët e çamëve në këto vende duke bashkëbiseduar me banorë shqiptarë çam e arvanitas, nëpër këto treva.

Aty dëgjuan rrëfimet rrëqethëse deri edhe situata që rrëfenin dikur nënat e reja, tani plaka edhe 96 vjeçare, se si ia kishin marrë fëmijën dhe ia prenin kokën fëmijës dhe le që ia prenin, por më keq akoma, ua fusnin në zjarrë t’ua pjeknin…

“Vetë nëna e kryrministrit të Republikës së Çamërisë z.Festim Lato, atëhere 9 vjeçare rrëfeu si e kishte parë gruan shtatzënë që ia hapen barkun dhe i nxorën fëmijën me thika”.

Këto rrëfime të tmerrshme, tash bota po i dëgjon nga ISIS-i, por shqiptarët i kishin përjetuar në zemër të civilizimit europian në Greqi.

“Ky mision i komisionit faktmbledhës erdhi si rezutat i kërkesave të parashtruara të qeverisë çame për dërgimin e ekipeve të tyre në koordinim me qeverinë çame dhe të bëhet evidentimi i ndjekjes reale të shqiptarëve çam dhe arvanist nga këto treva.

Kjo do të pasohet me vizitën e europarlamentarëve të PE-së, qeverive në Tiranë dhe atëherë të fillojë procesi i zgjidhjes së çështjes çame”.

Qëndrimet e Qeverisë çame janë konsekuente ndaj ofertës politike të parashtruar nëpërmjet deklaratës kushtetuese të pavarësisë të datës 30 tetor 2016 në kuvendin gjithëpërfshirës në Hagë.

Ne kemi kërkuar që ky komision të evidentojë gjendjen reale dhe të fillojmë me zbatimin e fazës së parë të programit politik të qeverisë së Çamërisë që ka të bëjë me krijimin e kushteve për kthimin e çamëve dhe arbëreshëve. E kjo pastaj do të precipitoj me krijimin e kushteve për realizimin e të drejtave humanitare brenda fazës së par. Kurse kjo do hapi rrugë për realizimin e fazës së dytë, realizimin e të drejtave politike. Krejt këto janë në kursin politik paqësorë të zgjidhjes së çështjes çame në rrugë paqësore politike dhe me kujdestarinë ndërkombëtare. Ne besojmë në mundesinë e trysnisë ndërkombëtare për zgjidhjen nëpërmjet dialogut të çështjes çame. Qeveria çame nuk preferon kurs radikal për zgjidhjen e çështjes kombëtare në mes të Europës dhe kohën e interferimeve dhe bashkëjetesës mes kombeve. Aq më tepër kur treva në të cilën po fle ende krimi me gjurmët e tij është treva e burimit të kultures e civilizimit antik. /Shqiptari


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu