Hidhet poshtë kërkesa e Katica Janevës

Anëtarët e Komisionit parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në vazhdimin e pasdites të seancës njëzëri e refuzuan kërkesën për apanazh të ish-prokurores speciale publike Katica Janeva, e dyshuar në rastin “Zhvatja”.

Në seancë u konstatua nga aspekti juridik formal se nuk ekzistojnë arsye për pranimin e kërkesës se ajo nuk është zgjedhur nga Kuvendi.

Deputetët, gjithashtu, debatuan edhe për, siç theksuan “paturpësinë e Janevës të kërkojë kompensim të tillë nga Kuvendi”. (koha.mk)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu