Hill: “Ballkani i Hapur” mjet efektiv që vendet të përdorin kufijtë me qëllim të afrimit dhe jo ndarjes

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill tha se “Ballkani i Hapur” është një mjet efektiv që vendet të përdorin kufijtë me qëllim të afrimit dhe jo ndarjes dhe se SHBA-të e mbështesin këtë iniciativë.

Në përgjigje të një pyetjeje që i është bërë në Twitter – nëse “Ballkani i Hapur” është një përjashtim në kuadër të performancës së koordinuar dhe interesave plotësuese të SHBA-së dhe vendeve kyçe evropiane në këtë fushë, Hill tha se është e rëndësishme që ideja e nismës erdhi nga vetë Ballkani dhe nuk u imponua nga disa qeveri të huaja.

Në prag të samitit “Ballkani i Hapur” më 2 shtator në Beograd, ai theksoi se vendet anëtare janë duke punuar në gjetjen e rrugëve për bashkëpunim më të mirë.

“Ka të bëjë me të vërtetë për vendet e Ballkanit që kërkojnë mënyra për të bashkëpunuar më mirë. Mendoj se është një mjet shumë efektiv që vendet të përdorin kufijtë për t’i bashkuar, jo për t’i ndarë, kështu që qeveria amerikane dhe unë e mbështesim këtë,” tha Hill.

Ambasadori i SHBA thotë se “Ballkani i Hapur” ndihmon gjithashtu vendet të arrijnë marrëveshje, nga ulja e mbipopullimit në kufij deri te lejimi i pranimit të diplomave në vende të ndryshme.

“Iniciativa ‘Open Balkan’ është gjithashtu një shembull i formave të reja të bashkëpunimit”, tha Hill.

Siç tha ai, është mjaft e qartë se e ardhmja e këtyre vendeve është në BE.

“Mendoj se Ballkani i Hapur do të ndihmojë BE-në dhe do të sjellë zgjidhje, jo probleme”, përfundoi Hill.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu