Hill me një mesazh për Vuçiqin: Do të doja të shihja një qeveri që është e aftë t’i kapërcejë këto sfida

Unë do të doja ta shihja këtë dhe e kuptoj se formimi i një qeverie është i ndërlikuar”. Në të kaluarën, kur më pyesnin për pozicione të caktuara dhe bëja sugjerime, shumë herë më rezultonte se kisha gabuar. “Unë nuk u them qeverive se kë të vendosin në cilat pozicione,” tha Hill në një intervistë për Blitz-in e sotëm, transmeton InfoShqip.

Siç shtoi ai, po jetojmë në kohë të rëndësishme dhe kritike dhe do të jetë e nevojshme të merren vendime shumë të rëndësishme, siç janë ato për energjinë.

Unë do të doja të shihja një qeveri që është në gjendje t’i kapërcejë këto sfida dhe që dëshiron të lëvizë drejt Perëndimit. Është shumë e qartë se populli i Serbisë e ka zgjedhur këtë”, ka theksuar Hill./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu