Banka Qendrore Evropiane (BQE) po përgatit një seri të re të kartëmonedhave euro, midis të cilave nuk do të jetë më prerja prej 500 eurosh.
Vendimi i shpallur nga BQE-ja që në vitin 2019 tashmë është konfirmuar zyrtarisht dhe është pjesë e një procesi më të gjerë të modernizimit të kartëmonedhave evropiane, i cili po vijon që nga viti 2021. Në të njëjtën kohë, po përgatitet edhe një dizenjo plotësisht e re e kartëmonedhave.
BQE-ja sqaroi se heqja e kartëmonedhës 500 euroshe lidhet me luftën kundër pastrimit të parave dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme, por edhe me qëllimin për të monitoruar në mënyrë më të saktë flukset financiare./INA/










